Flet vitiasi i infektuar me koronavirus, tregon shenjat

16 mars 2020 | 08:01

Një pacient i infektuar me koronavirus ka folur për media dhe ka treguar se si kishte arritur ta kuptonte se ishte infektuar ai dhe familjarët e tij. Në një bisedë për “RTV Dukagjini” ai ka treguar se gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së. “Ne jemi tre familjarë dhe po na thonë që të tre jemi të infektuar me koronavirus”, ka theksuar ai.

Ai ka treguar se gjendja e tij dhe familjarit (bashkëshortes) është e mirë. Gjendjen pak më të dobët e ka babi i tyre. “Baba më thanë e ka gjendjen pak më dobët, por edhe ai është mirë. Nuk kanë lënë me e pa. Unë jam me bashkëshorten me një dhomë dhe jemi mirë. Me familjarë komunikojmë”, tha ai. Sipas tij, familjen e tij në Viti po e ndihmojnë të gjithë. Ai tha se as ai e as bashkëshortja nuk kanë asnjë simptomë. Ai ka treguar se babi i tij ishte sëmurë, kishte simptoma dhe e kishte dërguar fillimisht në Viti, pastaj në Gjilan e ndërkohë në Prishtinë.

Babi i tij kishte ardhur nga Italia. “Baba tha se nuk po e ndiente veten mirë, prandaj e dërguam te mjeku dhe ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai. “Fillimisht bashkëshortja kishte qëndruar me prindin, sepse unë kisha shkuar të pushoj. Kur u ktheva më thanë se duhet të shtrihem edhe unë në spital, pastaj rezultuam se ishim të infektuar”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sqarim për opinion nga: Jusuf Thaçi, zëvendësministër i Arsimit Ministria…