Flet Xhaxhai i Liridona Murselit: S’ishim në dijeni për probleme mes çiftit

02 dhjetor 2023 | 17:51

Mujë Ademaj, xhaxhai i 30-vjeçarës, Liridona Murseli e cila dyshohet se humbi jetën më 29 nëntor nga vrasja e planifikuar nga burri i saj Naim Murseli, është deklaruar shkurtimisht për media rreth njohurive që ata kishin për marrëdhënien mes çiftit.

Ademaj deklaroi se s’kanë pasur ndonjë informatë që Liridona e Naimi kishin probleme mes vete.

https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2023/12/8B5DB668-9A17-4E9B-9842-D20BEDAF8BB7-768x576.webp

Prokuroria ka konfirmuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për këtë rast, ku njëri nga ta është Naim Murseli, bashkëshorti i së ndjerës dhe Granit Plava, i dyshuar që ka kryer vrasjen.
Murseli është arrestuar në dyshimin se ka paguar Plavën për vrasjen e bashkëshortes. Derisa të mërkurën në mbrëmje, është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen, duke e quar në tre numrin e të arrestuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda mbylli të gjithë kufirin prej 1340 kilometrash me Rusinë,…