Flick: Barazimi ndaj Bielefeldit, me shije të fitores
Arminia Bielefeld vuri jo pak në vështirësi Bayern Munchenin të hënën në “Allianz Arena”, teksa kaloi edhe në avantazh të dyfishtë, por në fund e detyroi të largohej me vetëm një pikë të fituar, pasi ndeshja përfundoi barazim 3-3.
Tekniku i kampionëve të Gjermanisë, Hansi Flick, vlerësoi kundërshtarin për lojën e bërë dhe theksoi se skuadra e tij ishte e lodhur nga udhëtimet e gjata dhe kalendari i ngjeshur, gjë që u reflektua edhe në fushën e lojës.
“Arminia Bielefeld tregoi se mund të luajë futboll dhe kjo më pëlqeu shumë. U detyruam të bëjmë disa ndryshime në formacion për shkak të mungesave, por ndikoi jo pak edhe lodhja, pasi kohët e fundit jemi përballur me kalendar të ngjeshur dhe udhëtime të gjata. Gjithsesi më pëlqeu jashtë mase besimi i skuadrës se mund t’ia dilte edhe kur ishte në disavantazh të dy golave. Reaguam mjaft mirë në pjesën e dytë dhe mund të them se kjo na jep shijen e fitores, edhe pse morëm vetëm një pikë”, ka thënë Flick.