Flick: Bayerni mbetet e kaluara ime, dua të fitojmë
Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions kundër Bayern Munich.
“Shumë gjëra mund të ndodhin në ndeshje dhe gjërat mund të evoluojnë në një mënyrë që ne nuk e presim. Ne vetëm duhet të mendojmë për të nesërmen, çdo ndeshje është e rëndësishme në këtë periudhë dhe ne duhet të ecim hap pas hapi. Bëhet fjalë për një kundërshtar që luan shumë mirë, me lojtarë të jashtëzakonshëm”.
Rikuperimi i De Jong: “Plani ynë ishte që Frenkie të luante kundër Sevillas, por ai nuk ndihej mirë dhe vendosëm që ai të mos luante. Përveç Eric, të gjithë janë në dispozicion. Ai është një lojtar që e adhuroj”.
Ndeshje speciale ndaj ish-skuadrës: “Bayerni ishte i veçantë në jetën time, është një klub i madh dhe kam shumë marrëdhënie të mira me lojtarë dhe trajnerë. Ishte një moment i bukur, por mbetet një kujtim, dua të fitojmë”.