Flick: Do ta provojmë të fitojmë përballë Italisë

14 qershor 2022 | 14:39

3 barazime në 3 ndeshje nuk janë shifrat që ngrohin Hansi Flick, për këtë arsye trajner i Gjermanisë kërkon fitoren e parë në grup, pikërisht përballë Italisë.

“Do ta provojmë të fitojmë përballë azzurrëve. Nuk do të jetë e lehtë, por së bashku me skuadrën do të japim gjithçka, dëshirojmë të shkojmë me pushime me një fitore në xhep. Objektivi jonë është të shkojnë në Final Four, por është e qartë që duhet diçka më shumë, duhet të hedhim një tjetër hap cilësorë përpara, ose mbase dy apo tre”, u shpreh Flick duke u ndalur më pas në një koment të shkurtër për Roberto Mançinin.

“Italia po bën mirë, është një skuadër e mirë. Mançini po ndërton një skuadër për vitet e ardhshme. Ne kemi më shumë presion për shkak të Botërorit por jam i sigurt se do të përmirësohemi me kalimin e muajve. Ndër të tjera mendoj se skuadra ime ka nxjerr mësime pas ndeshjes me Hungarinë. E kemi përgatitur me shumë qetësi dhe kujdes këtë sfidë me Italinë”, ka shtuar Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka blerë një…