Flick: Do të zhvillojmë një Ligë të Kampionëve të mirë

20 shtator 2024 | 12:30

Barcelona pësoi humbje nga Monaco (2-1), në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Trajneri Hansi Flick ka thënë se ndikim në këtë ndeshje pati kartoni i kuq që e mori Eric Garcia pas dhjetë minutash lojë. Megjithatë trajneri gjerman është i bindur se Barcelona do të bëjë një Ligë të Kampionëve të mirë në këtë edicion.

“Ndeshja ndryshoi pas kartonit të kuq në minutën e 10-të. Pas këtij momenti ndryshoi ideja jonë, ajo që kishim planifikuar. Ne e provuam në çdo formë, u mbrojtëm me pasion, por bëmë edhe disa gabime. Nuk luajtëm në nivelin tonë maksimal, ashtu si në dëshirojmë të luajmë. Sigurisht kur të rikthehen edhe lojtarët e tjerë do të jemi më të fortë. Jemi të sigurt se mund të bëjmë një Ligë të Kampionëve të mirë këtë sezon, mungojnë edhe 7 ndeshje të tjera për të arritur objektivin tonë”, ka thënë Flick.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka pritur sot në takim gjeneralin…