Flick e fton Yamalin për ndeshjet e Superkupës

07 janar 2025 | 11:46

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka ftuar 28 futbollistë për ndeshjet e Superkupës së Spanjës.

Në mesin e futbollistëve është edhe sulmuesi i talentuar, Lamine Yamal.

Flicku ka vendosur që ta ftojë Yamalin edhe pse ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi

Yamal e lëndoi kyçin e këmbës më 15 dhjetor në ndeshjen ndaj Leganesit. Rikuperimi ishte i planifikuar të zgjasë pesë javë.

Për Yamalin ishte lëndimi i dytë që e pësoi këtë edicion. Barça të mërkurën nga ora 20:00 do të përballet me Athletic Bilbaon në gjysmëfinale së Superkupës. Turneu i Superkupës zhvillohet në Arabi Saudite. Në gjysmëfinalen tjetër, të enjten, takohen Real Madridi e Mallorca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një…