
Flick e lë anash rivalitetin, e çon në qiell Ancelottin
Carlo Ancelotti nuk është duke kaluar momente të mira.
Real Madridi i tij së fundmi është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Arsenali, ndërsa ka mbetur prapa edhe në garën për titull në La Liga.
E të shtunën ai e ka mundësinë ta fitojë një trofe kur do të përballet me Barcelonën në finale të Copa del Rey.
Për t’i dhënë atij mbështetje, përkundër faktit se e ka rival direkt, është përkujdesur trajneri Hansi Flick.
Gjermani mendon se kolegu italian është njëri prej më të mirëve në botë dhe se madrilenët e kanë nderin se nga kush udhëhiqen.
“Nuk është ndjenjë e mirë ta shohësh se çka i ndodhi Ancelottit… Real Madridi e ka njërin prej trajnerëve më të mirë në botë, ai meriton respekt”.
“Carlo ka fituar gjithçka në çdo klub, ai është xhentëlmen. E kam respektin më të madh për të dhe është diçka e madhe për mua që ta takoj në këtë fundjavë në finale të Copa del Rey”.
“Mund të them se Ancelotti është trajner i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar ai.