
Flick flet për mungesën e Lewandowskit, shpresat i ka te një lojtar tjetër
Barcelona do të përballet me Mallorcën në mesjavë në La Liga, ndërsa do të mundohet të fitojë për t’i bërë presion Real Madridit, i cili e ndjek me 4 pikë prapa.
Në shtëpinë e “Blaugrana” po i frikësohen lëndimit të Robert Lewandwskit, i cili vazhdon të mbetet jashtë fushës së blertë.
Për të folur për sulmuesin polak sot në konferencë për shtyp është përkujdesur trajneri Hansi Flick.
“Shpresoj që Lewa të mund të jetë me ne për ndeshjet vendimtare. Duhet të presim dhe të shohim. Nuk e dimë se kur do të kthehet apo se sa do të mungojë. Preferoj të mos them diçka më shumë”, u shpreh fillimisht trajneri gjerman.
Ish-trajneri i Bayern Munichut u pyet rreth mundësisë që t’ia japë rastin Ferran Torresit në periudhën e mungesës së ish-sulmuesit të Borussia Dortmundit dhe të Bayern Munichut.
“Është në një moment të mirë të karrierës së tij. I ka shënuar 10 gola në La Liga. Është numër 9, është dinamik, e jep kontributin e tij edhe në mbrojtje… është në formë të mirë, por duhet të dimë ta menaxhojmë sepse kemi nevojë për të deri në fund të sezonit”, u shpreh tutje Flick.
Lewa mund tw mungojë në finale të Copa del Rey ndaj Barcelonës dhe kundër Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.