Flick i lartëson lojtarët: Kjo skuadër është e jashtëzakonshme

13 janar 2025 | 11:32

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka lartësuar lojtarët e tij pas paraqitjes së jashtëzakonshme që e bënë kundër Real Madridit mbrëmë në finale të Superkupës së Spanjës.

Gjiganti katalunas fitoi me rezultat të thellë, 5:2 në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Për trajnerin gjerman ky ishte trofeu i parë që kur kishte arritur verën e kaluar në Kataluni, ndërsa ka thënë se lojtarët e tij e bënë një ndeshje të madhe.

“Kjo skuadër është e jashtëzakonshme, më duhet t’i përgëzoj lojtarët për paraqitjen. Kemi mbetur të bashkuar, jemi mbrojtur dhe kemi sulmuar së bashku. Ky ishte çelësi sonte. Objektiv yni është të mësojmë në çdo ndeshje dhe të përmirësohemi çdo ditë e më shumë”, ka thënë Flick në konferencë për medie.

Barça ka luajtur gjysmë ore pa një lojtar pas ndëshkimit me karton të kuq të portierit Wojciech Szczęsny.

Edhe përkundër kësaj, djelmoshat e trajnerit gjerman e kanë administruar dhe e menaxhuan mjaft mirë avantazhin e krijuar duke fituar në fund me plot meritë.

“Jam vërtet krenar. Objektiv i klubeve të mëdha është që të fitojnë trofe dhe ne punojmë shumë për të arritur deri tek trofeu. Tash duhet ta demonstrojmë këtë në çdo ndeshje, se sa jemi të fortë”, ka thënë Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cillian Murphy nuk do të riprodhojë rolin e tij ikonik…