Flick: Jam i zhgënjyer nga gjithçka, kemi prekur fundin
21 qershor 2023
| 11:44
Gjermania humbi në ndeshjen miqësore nga Kolombia me rezultat 0-2. Trajneri Hansi Flick është shprehur i zhgënjyer dhe ka thënë se gjermanët e kanë prekur fundin.
“Tepër i zhgënjyer. Kontingjenti nuk ishte në gjendje të vinin në zbatim lëvizjet që kemi aplikuar në seancat stërvitore. Ne dëshironim të provonim diçka ndryshe në këto teste, por ja që përfundimi nuk dha produktivitet. Justifikimet janë të kota në këtë pikë. Kërkohet një analizë e thellë për të kuptuar se çfarë po ndodh. U kërkoj falje tifozëve, ata besonin te ne. Shpresoj se skena të tilla do të harrohen. Komponenti, i cili më shqetëson më tepër koçidon me mungesën e besimit te grupi. Eliminimi i këtij faktori mbete jetik”, ka thënë Flick.