Flick: Janë një nga ekipet me mbrojtjen më të mirë në Evropë 

29 prill 2025 | 17:03

Barcelona dhe Inter do të përballen të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat kërkojnë kalimin në finale, por akti i parë do të luhet në Kataluni.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka vlerësuar shumë Interin para përballjes së parë, duke thënë se zikaltërtit janë një nga ekipet me mbrojtjen më të mirë në Evropë.

“Jemi të përqendruar vetëm te ndeshja e parë dhe kjo është pjesa e parë e objektivit. Interi do të jetë shumë i vështirë, ata janë një nga ekipet më të mira mbrojtëse në Evropë. Ata kanë një mesfushë të shkëlqyer dhe mbrojtës të krahut të djathtë të shkëlqyer. Duhet të jemi gati”, tha Flick.

“Kemi mundësinë të arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve. Është gara më e rëndësishme. Jemi në një pozicion të privilegjuar. Seanca stërvitore shkoi mirë dhe folëm për atë që mund të bëjmë më mirë sesa kundër Madridit”.

Lidhur me mënyrën se si skuadra e tij planifikon ta ndalë Interin, Flick tha: “Sot u takuam dhe folëm për atë që duhet të ndryshojmë. Në mesfushë, ata do të kenë pesë lojtarë dhe ne do të duhet të mbrojmë hapësirat”.

“Liga e Kampionëve është një mundësi e shkëlqyer për Interin për të fituar titullin. Është diçka krejtësisht e ndryshme dhe nuk kanë rëndësi ndeshjet e së kaluarës dhe humbjet e fundit, Interi do të jetë shumë i vështirë”, tha Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk po themi miliona, apo mijëra, por edhe qindra vjet…