Flick: Jemi të zhgënjyer, duhet të rikthehemi

01 dhjetor 2024 | 13:54

Trajneri i Barcelonës Hansi Flick e pranoi se janë të zhgënjyer me pikët e lëshuara në tre ndeshjet e fundit në La Liga, sidomos me humbjen nga Las Palmas.

Barcelona pësoi humbje edhe ndaj Las Palmas, ku tani Real Madridi ka mundësinë të rimarrë kreun e La Liga-s në rast që i fiton dy ndeshjet e mbetura.

Flick e ka pranuar se Barcelona është e zhgënjyer me paraqitjet e fundit në ligë, por është i sigurt se do të rikthehen.

“Nuk kemi bërë mirë, por skuadra provoi deri në fund që të marrë një rezultat të mirë. Nuk ishte dita jonë dhe nuk ishim efektiv në mundësitë që krijuam”.

“Kur e kontrollojmë ndeshjen dhe zhvillojmë paraqitje të mirë jemi në gjendje të krijojmë raste. Duhet të ndryshojmë, të mbrohemi më mirë dhe sigurisht nëse nuk shënon është vështirë ta ruash portën paprekur. Duhet të rikthehemi në rrugën e duhur. Kemi disa ndeshje të vështirë në ligë tani, pastaj Dortmundi”.

“Kam besim te lojtarët e mi. Iu kam thënë se kur arrita nuk do të jetë justifikime. Duhet të punojmë si skuadër dhe të marrim avantazhin nga mundësitë”.

Aktualisht, Barcelona është katër pikë para Real Madridit, por nëse madrilenët i fitojnë dy ndeshjet e mbetura atëherë ikin plus dy si lider në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Bukayo Saka i ka paralajmëruar Manchester Cityn dhe Liverpoolin…