Flick jep lajmin e madh për rikthimin e De Jongut
30 shtator 2024
| 15:31
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se mesfushori Frenkie de Jong është kthyer nga lëndimi. Mesfushori holandez është i disponueshëm për t’u përzgjedhur përpara ndeshjes së Barcelonës në Ligën e Kampionëve me Young Boys Bern. De Jong ka muaj jashtë fushave të blerta, derisa rikthimi i tij është një lajm i madh për Barcelonën.
“Ne kemi nevojë për këmbë të freskëta. Rikthimi i Frenkie de Jong është një lajm i mirë. Edhe nëse është vetëm për pesë ose dhjetë minuta. Është një arsye gëzimi për të gjithë ekipin. Nëse i jepet mundësia, ai do të luajë”, ka thënë Flick.
🎙️ What does Flick demand from Frenkie? pic.twitter.com/JcaVFAV0DN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 29, 2024