Flick kalon rekordin e Guardiolas te Barcelona

27 shtator 2024 | 11:11

Hansi Flick është historia te Barcelona. Katalanasit arritën një fitore komode kundër Getafes, duke ruajtur kështu ritmin e tyre perfekt në kampionat me shtatë fitoresh në shtatë ndeshje.

Ky sukses i fundit është edhe tejkalimi i rekordit të Barcelonës së Pep Guardiolas dhe Tito Vilanovas.

Në 2009 me Guardiolan, Barcelona fitoi gjashtë ndeshjet e para më 17 gola të shënuar dhe 3 të pësuar, dukje barazuar në ndeshjen e shtatë. Tre vjet më pas në 2012 nën drejtimin e Vilanova, sërish 6 fitore radhazi, sërish më 17 gola të shënuar, por 5 të pësuar.

Flick arriti rekordin e Valverdes në 2017. Tashmë gjermani është vetëm një hap larg “El Tata” Martino, i cili mban rekordin për startin më të mirë të ligës në historinë e Barcelonës me tetë fitore rresht të vendosur në 2013.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar…