
Flick: Kemi rrugë të gjatë, Benfica është e fortë
21 shkurt 2025
| 14:47
Sot është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve, ku Barcelona do të luaj ndaj Benficas.
Hansi Flick u paraqit në një konferencë për media dhe foli edhe për duelin e marsit, ndaj klubit portugez.
Nga gazetarët e pranishëm gjithashtu u parashtrua edhe një pyetje, se a mund të ketë “El Clasico” në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Duhet të arrijmë fillimisht në finale. Kemi ende rrugë të gjatë për të bërë. Duke filluar nga Benfica, që është një klub shumë i mirë”, tha Hansi Flick
Ndeshja e parë mes Benficës dhe Barcelonës zhvillohet në Portugali, më 4 mars.