Flick: Kjo Barcelonë është fantastike  

17 mars 2025 | 14:30

Barcelona e mposhti me përmbysje Atletico Madridin (2-4). Trajneri gjerman Hansi Flick është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur.

“Mendoj se sonte e treguam mentalitetin tonë pas disavantazhit me dy gola. Ka qenë e pabesueshme se si ekipi ynë e përmbysi rezultatin. Jam shumë i lumtur për ekipin, klubin dhe tifozët. Ndeshje e pabesueshme, një çmenduri, me 20 minutat e fundit fantastike. Në pjesën e parë, gjithashtu luajtëm mirë. Në pjesën e dytë, pas dy golave të pësuar, treguam mentalitetin se nuk dorëzohemi kurrë. Pas golit të parë tonit u hap një dritë shprese”, ka thënë Flick.

Një nga emrat e ndeshjes ishte Ferran Torres, autori i dy golave pas ardhjes nga stoli në pjesën e dytë: “Kjo Barcelonë është fantastike. Kemi formacionin startues, por lojtarët që erdhën nga bankina bëjnë shumë mirë. Më e rëndësishmja është se të gjithë lojtarët stërviten shumë mirë dhe shkëlqejnë kur na nevojitet ndihma e tyre”.

Lidhur me shanset e fitimit të titullit, Flick nënvizoi: “Do të bëjmë maksimumin dhe do të luftojmë deri në fund për ta fituar kampionatin. Rruga është ende e gjatë. Këto janë tri pikë shumë të rëndësishme, që na bëjnë të lumtur. Jemi në krye të tabelës, me një ndeshje të prapambetur për ta luajtur ende, por më e rëndësishmja është ndjenja pozitive që kemi. Të luash kundër Atlético Madridit, të jesh dy gola në disavantazh dhe të përmbysësh gjithçka në 20 minuta, është diçka shumë e rëndësishme. Kjo tregon se ekipi beson në atë që bën. Jemi në një moment shumë të mirë. Lojtarët japin gjithçka në çdo seancë dhe kjo reflektohet në fushë. Ata kanë shumë besim. Nuk ka asnjë kritikë për këtë ekip. Ata e bëjnë gjithçka me pasion”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ata që me krim kanë lejuar vrasje kolektive për veshësh…