
Flick krenar pavarësisht barazimit zhgënjyes të Real Betisit
06 prill 2025
| 15:01
Barcelona mori mbrëmë një barazim zhgënjyes kundër Real Betis.
Gavi i dha Barcelonës golin e parë në “Estadi Olimpic Lluis Companys”, por Betis siguroi një pikë falë një goditjeje me kokë Natan në pjesën e parë.
Sipas Diario AS, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë mendimet e tij për ndeshjen kundër Betis.
Ai ka zgjedhur të fokusohet në anën e mirë, duke harruar dy pikët e humbura.
“Skuadra dha gjithçka dhe u përpoq të shënonte një gol tjetër, por nuk ndodhi. Ne ishim të pafat para portës. Jam i kënaqur me atë që pashë në pjesën e dytë”, u shpreh Flick.