
Flick kundërshton rikthimin e Neymarit te Barça
Trajneri gjerman, Hansi Flick, është kundër rikthimit të mundshëm të Neymari Junior te Barcelona.
Raportet e mëparshme sugjeruan se braziliani dëshiron të kthehet në klubin katalanas, aty ku shkëlqeu dhe fitoi shumë trofe në të kaluarën.
Barcelona është e hapur për të nënshkruar nëse Neymari shënon 15 gola për Santos deri në fund të sezonit. Megjithatë, sipas gazetës “Sport”, Flick dyshon nëse Neymari ende i përmbush standardet e Barcelonës për shkak të moshës dhe gjendjes së tij fizike.
Trajneri i Barçës i jep përparësi lojtarëve të rinj dhe stilit të futbollit me intensitet të lartë. Për më tepër, vihet re se rikthimi i Neymarit nuk po konsiderohet zyrtarisht nga klubi, duke treguar mungesë konsensusi brenda udhëheqëse së Barcelonës. Situata e pasigurt financiare e klubit gjithashtu mund të pengojë një nënshkrim të mundshëm.