Flick mbetet trajner i Gjermanisë
Hansi Flick, mbetet trajner i kombëtarës së Gjermanisë.
Kështu ka vendosur Federata e Futbollit e këtij vendi.
Kjo edhe përkundër faktit se u eliminua nga Kampionati Botëror ”Qatar 2022”, duke u eliminuar qysh në fazën e grupeve.
Presidenti i Federatës Bernd Neuendorf së bashku zëvendëspresidentin e ligës gjermane të futbollit Hans-Joachim Watzke, u takuan për të diskutuar të ardhmen e futbollit gjerman pas tre paraqitjeve zhgënjyese radhazi në turnetë e mëdhenj.
Flick do të përmbushë kontratën e tij deri në Kampionatin Evropian në shtëpi në vitin 2024, shkruajnë mediat gjermane. Ish-trajneri i Bayern Munchen e mori detyrën nga Joachim Low vitin e kaluar pas daljes së Gjermanisë në raundin e dytë nga kampionati evropian dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në Euro 2024.