Flick: Me Gjermaninë fitoj Botërorin
Më hapur se kurrë, trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flick, ka folur për ëndrrën e tij me “Pancerat”. 56-vjeçari tha për “Sport 1” se kalimi në filane të Botërorit dhe më pas fitimi i saj është më se i mundur. “Mendoj që objektivi gjysmëfinale është më se i mundur dhe besoj se nuk do të kemi asnjë vështirësi për të shkuar atje. Ajo që dua në të vërtetë është finalja. Duam të shpallemi kampion bote”, tha trajneri gjerman.
Flick nisi aventurën e tij si trajneri i Gjermanisë pas kampionatit Evropian në verë, pas largimit të Joachim Low, Hansi u pa si kandidati i vetëm për stolin e gjermanëve. 56-vjeçari u largua nga kampionët në fund të qershorit, pasi në 18 muaj kishte fituar gjithçka me ta.
“Nuk ka qenë e lehtë t’i motivoje lojtarët pas Evropianit, ishte një atmosferë zhgënjyese pasi ata ishin të bindur që mund të shkonin më larg, por në futboll mjafton një gabim i vjetër për të hedhur në erë gjithçka. Rasti i Mullerit në gjysmëfinale mund të kishte ndryshuar rrjedhën e kompeticionit”.
Hansi arriti t’i fitonte të gjitha ndeshjet e kualifikueseve për Botërorin e Katarit. “Ishte një fushatë e mirë, edhe pse për hir të së vërtetës kundërshtarët nuk ishin në nivelin tonë. Donim të shkonim me patjetër në Botëror dhe ia arritëm. E përsëris, nuk ishte i lehtë”, shtoi 56-vjeçari.
PËR LOW – “Jogi është një trajner dhe njeri i madh. Gjermania duhet t’i jetë shumë mirënjohës atij. Ai diti të largohej në momentin e duhur, mund të kishte qëndruar, por mendoi për të ardhmen e skuadrës. Të vazhdosh në gjurmët e tij është e vështirë, unë dhe ai kemi ide të ndryshme për sa i përket lojës, edhe pse në menaxhimin e lojtarëve jemi të njëjtë. Më pëlqen t’i them gjërat në sy, të flas me lojtarët dhe të bëj që ata të kuptojnë çfarë shkon dhe çfarë jo në lojën e tyre”.