Flick merr përgjegjësinë: Unë jam fajtor për humbjen

29 shtator 2024 | 16:25

Pas gjashtë fitoreve radhazi, Barcelona pësoi humbjen e parë në kampionat kundër Osasunas në transfertë.

Trajneri Hansi Flick bëri gjashtë ndryshime nga formacioni titullar që mundi Villarrealin 5-1 javën e kaluar e duket pa më shumë se gjysmën e ekipit për “baugranat” ka qenë e vështirë përshtatja.

Gjermani ka marrë përgjegjësinë për humbjen, por thekson se rotacioni ishte i nevojshëm: “Është përgjegjësia ime të kujdesem për lojtarët, disa prej tyre kishin luajtur shumë minuta. Pushimi ishte i nevojshëm për ta,” deklaroi Flick.

“Pas pushimit ndërkombëtar, shumë lojtarë do të kthehen, ne do të kemi më shumë për të zgjedhur. Ndryshimet e shumta nuk janë justifikim, por ne nuk kishim zgjidhje tjetër.

Nuk ishte një ndeshje e mirë. Ne bëmë shumë gabime dhe bëmë shumë ndryshime me ekipin dhe ndoshta kjo është një arsye pse ndodhi disfata, por ato ishin të nevojshme, ka shumë ndeshje dhe shumë minuta të grumbulluara”.

Duhet ta pranojmë këtë humbje. Nuk luajtëm mirë. Unë marr përgjegjësinë. Nëse doni të fajësoni dikë, më fajësoni mua. Unë bëra gabime. I luaja më shumë lojtarët dhe tani duhej t’i pushonim”, e mbyll trajneri gjerman i Barcelonës.

Edhe pas humbjes në fushën e Osasunas, Barcelona mbetet e vetme në krye me 18 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter goditi…