![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/08/flick.png)
Flick: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve
19 shtator 2024
| 12:50
Trajneri i Barcelonës Hansi Flick, në prag të përballjes me Monaco-n, ka thënë se skuadra e tij mund ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Monaco dhe Barcelona do të ndeshen nesër mbrëma në kuadër të xhiros së parë të elitës së futbollit evropian.
Sipas Flick, Barcelona është e gatshme të përballet me klubet e mëdha.
“Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Klubet e mëdha si Barcelona dëshirojnë të fitojnë tituj dhe Liga e Kampionëve është gara më i mirë në botë”, ka thënë Flick. “Jemi gati për t’u përballur me më të mirët”, ka theksuar strategu gjerman.
Ndeshja Monaco-Barcelona fillon në orën 21:00.