Flick: Nuk e merituam humbjen, luajtëm një ndeshje të jashtëzakonshme
Barcelona ka pësuar një shok, pasi para tifozëve të tyre është mposhtur me përmbysje nga Atletico Madrid 2-1.
Hansi Flick pas ndeshjes tha se do të rikthehen më të fortë në vitin 2025 dhe se skuadra e tij do të tregojë se çfarë është e aftë të bëj
“Ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të kthehemi të fortë pas Krishtlindjeve dhe skuadra do të tregojë se çfarë është e aftë të bëj”, tha Flick.
Tutje trajneri gjerman ka thënë se ndaj Atleticos kanë bërë një ndeshje të jashtëzakonshme.
“Ne luajtëm një lojë të jashtëzakonshme. Jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe jam shumë i zhgënjyer me rezultatin. Atletico Madrid priti shansin e tyre dhe u mjaftoi atyre; për ne është ndryshe dhe ishte shumë frustruese. Por unë jam i kënaqur me lojën”.
“Nuk kam asgjë për t’u ankuar për mënyrën se si ata luajtën sonte. Ne po flasim për futbollin dhe skuadra që shënon më shumë gola fiton gjithmonë”.
“Ne nuk ia dolëm këtë dhe do të duhet t’i përmirësojmë gjërat sepse nuk është normale të humbasësh 9 pikë radhazi në shtëpi. Ndoshta pushimi vjen në një moment të mirë”, deklaroi Flick.
Barcelona ka rënë në vendin e dytë në tabelën e La Ligas pas humbjes nga Atletico Madrid.