Flick: Përballjen ndaj Chelseat nuk e shohim si hakmarrje
18 dhjetor 2019
| 11:49
Bayern Munchen e humbi finalen e Ligës së Kampionëve në edicionin 2011-2012 pas gjuajtjeve të 11-metërshave ndaj Chelseat, por trajneri aktual i Bayernit, Hans-Dieter Flick, ka thënë se nuk e sheh përballjen ndaj anglezeve në 1/8 e finales si hakmarrje për atë finale.
“Në fazën e 1/8-ave nuk ka kundërshtar të lehtë. Chelsea është një klub që njihet botërisht. Objektivi ynë është të shkojmë në raundin tjetër pavarësisht prej kundërshtarit. Skuadra duhet të përballet e qetë në të dyja takimet. Do të jetë një spektakël. Do të kërkoj nga djemtë të mos e shohin si hakmarrje pasi ndeshja nuk është e njëjtë. Është një takim i rëndësishëm për objektivat sezonalë dhe asgjë më shumë. Të gjithë mezi e presin duelin”, ka thënë Flick.