Flick: Po luftojmë për të tre trofetë

03 mars 2025 | 12:01

Barcelona u rikthye sërish në krye të La Liga pas fitores 4-0 ndaj Real Sociedad, duke parakaluar si Atletico Madridin ashtu dhe Real Madridin. Trajneri Hansi Flick është shprehur i kënaqur me këtë rikthim të skuadrës së tij në krye.

“Ne gjithmonë na pëlqen të luajmë në sulm. Të gjithë janë të uritur për të shënuar sa më shumë gola të jetë e mundur dhe kjo është ajo që ne duam. U mbrojtëm më mirë se në ndeshjet e fundit dhe asgjë nga këta lojtarë nuk më befason më”, ka thënë Flick.

“Na ndihmoi kartoni i kuq që morën rivalët. Ne kishim menduar të luanim me Gavi, por ai u ndje i sëmurë dhe vendosëm të ndryshonim programin, prandaj luajti Olmo. Ai na tha se kishte ethe dhe ne duhej ta merrnim parasysh këtë”, ka shtuar trajneri gjerman. Duke folur për Lamine Yamal, Flick ka deklaruar: “Të gjithë duan të shënojnë, por ai krijon shumë raste. E rëndësishme është që skuadra të shënojë, jo kush shënon. Nuk është koha për të folur për tituj. Objektivi duhet të jetë fitorja në ndeshjen e radhës. Po luftojmë për tre tituj dhe në fillim askush nuk e priste. Kjo është ajo që duam, të luftojmë për tre tituj. Nuk shikoj shumë përtej ndeshjes së radhës, jam i kënaqur me vendin ku jemi, por duhet të përqendrohemi te ndeshja tjetër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…