Flick prezantohet te Barcelona

29 maj 2024 | 14:20

Trajneri Hansi Flick është emëruar trajner i ri i Barcelonës. Lajmi është dhënë nga klubi katalanas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Tekniku gjerman do të nisë menjëherë punën në klubin spanjoll, ku do të pasojë Xavi Hernandezin.

Ai ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2026. Barça synon që të rikthehet mes skuadrave protagoniste jo vetëm në La Liga, por edhe në Ligën e Kampionëve. Drejtuesit dhe trajneri i ri shumë shpejt do të takohen, për të vendosur për planet e merkatos.

“FC Barcelona dhe Hansi Flick kanë arritur një marrëveshje që gjermani të bëhet trajner i ekipit deri më 30 qershor 2026. Flick ka nënshkruar një kontratë në zyrat e Klubit, i shoqëruar nga presidenti ​​Joan Laporta”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka ndarë…