![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/flick.jpg)
Flick: Refuzova dy klube të mëdha për Gjermaninë
Hansi Flick ka folur për largimin nga Bayern Munchen dhe refuzimin e dy klubeve të mëdha për të nënshkruan me Kombëtaren e Gjermanisë.
Trajneri gjerman po përgatitet për të nisur eksperiencën si trajner i kombëtares gjermane në shtator.
“Para se të firmosja me Federatën Gjermane, bëra dy video-telefonata me dy klube shumë të njohura ndërkombëtare, të cilat ishin të interesuara për të më ofruar postin e trajnerit. Me njërën prej tyre, fola direkt me presidentin, i cili provoi të më ndryshojë mendje, por doja patjetër stolin e kombëtares”, ka thënë Flick. Tutje Flick ka treguar se si në momentin që nënshkroi për Gjermaninë, mori shumë mesazhe.
“Menjëherë sapo nënshkrova, mora telefonata e mesazhe pa fund. Më tepër se 600 mesazhe në një ditë, nuk i kisha marrë as kur fitova Ligën e Kampionëve. Sa i përket listës, nuk do të ketë asnjë emër të përjashtuar”, ka shtuar Flick.
“Kushdo që ka mundësinë të na ndihmojë, është i mirëpritur ta bëjë, pavarësisht emrit apo moshës”, ka thënë trajneri gjerman.