Flick rikthen Mullerin pas 9 muajsh te Gjermania

05 shtator 2023 | 14:25

Thomas Muller rikthehet te përfaqësuesja e Gjermanisë. Pas nëntë muajsh, Thomas do të përjetojë sërish emocionet e kombëtares dhe kjo vjen pasi sulmuesi i Borussia Dortmund, Niclas Fullkrug do të mungojë në këtë grumbullim.

Trajneri Hansi Flick i ka besuar përsëri sulmuesit, ndërkohë që Gjermania ka planifikuar dy ndeshje miqësore, fillimisht ndaj Japonisë më 9 shtator dhe tre ditë më pas ndaj Francës.

Muller ka qenë një nga lojtarët kyç të dy dekadave të fundit te Gjermania, ndërsa 33-vjeçar numëron 121 paraqitje dhe 44 gola me përfaqësuesen dhe për herë të fundit ka luajtur më 1 dhjetor në ndeshjen kundër Costa Rikës në Katar 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Agim Idrizi e ka përfunduar dëshminë e tij në…