Flick: Sukses fantastik, Yamal i jashtëzakonshëm
Nëntori u kthyer në një muaj të “malluar” për Barcelonën, me ekipin e Hansi Flick që pësoi një “fikje” totale, vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit rihapën La Liga atëherë kur dukej e mbyllur.
Më në fund, Barcelona reagon, këtë e bënë përballë Mallorca-s duke dalë me 3 pikë pas fitores 5-1.
Ekipi blaugrana kaloi në avantazh në minutën e 12-të pasi një aksioni karabolesk, në fund ishte Ferran Torres që me shumë fat arriti të dërgoj topin në rrjetë.
Mallorca reagoi në fundin e pjesës së parë ku Vedat Muriqi u shërbye saktë në shtyllën e dytë, “pirati” e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjete duke barazuar shifrat në 1-1.
Me Lamin Yamal në fushë, Barcelona ka një marsh më shumë. Ishte pikërisht ylli spanjoll që në minutën e 56-të fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Raphinha u tregua i saktë duke rikthyer Barcelonën në avantazh. Yamal u kthye sërish në protagonist, këtë herë duke dhuruar një super assist për Raphinha-n me brazilianin që nuk fali duke kompletuar “dopietën” e tij personale.
Barça nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 79-të, De Jong realizoi edhe golin e katërt. Në fund kishte kohë edhe për Pau Victor, me sulmuesin spanjoll që sigloi shifrat në 5-1.
Fal këtij suksesi, Barcelona shkon në kuotën e 37 pikëve, 4 më shumë se Real Madrid, por ekipi i Carlo Ancelottit ka dhe dy ndeshje në dispozicion. Më në fund rikthehet të buzëqesh edhe Hansi Flick:
“Jam shumë i lumtur, mbi të gjitha për faktin që morën 3 pikët. Krijuam shumë raste dhe shënuam, është fantastike. Ishte një ndeshje shumë e bukur. Yamal? Lamine është gjithnjë i rëndësishëm, është një lojtar i jashtëzakonshëm. Është ai që bën diferencën më të madhe në këtë ekip”.