
Flick: Synojmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve
12 mars 2025
| 12:50
Barcelona u kualifikua pas fitores edhe në ndeshjen e dytë ndaj Benficës (3-1). Trajneri Hansi Flick ka thënë se synim në këtë edicion është triumfi në Ligën e Kampionëve.
“Jam shumë i lumtur për këtë kualifikim, por jam i lumtur mbi të gjitha për Yamal, kishte kohë që nuk shënonte. Faza çerekfinale? Është e rëndësishme që arritëm në këtë fazë, por ideja dhe objektivi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve, sigurisht do të jetë e komplikuar, por ne dëshirojmë t’i shkojmë deri në fund”, ka thënë Flick.