Flick, trajneri i Bayernit deri në fund të kampionatit
22 dhjetor 2019
| 13:05
Hansi Flick do të jetë trajner i Bayern Munchen deri në fund të sezonit 2019/2020.
Flick është shprehur i lumtur se ka marrë besimin drejtuesve të klubit dhe është zotuar se do të punohet fuqishëm në fazën përgatitore për të sjell fitore dhe trofe në Munchen.
“Jam i lumtur për besimin e klubit, po e shijoj punën me lojtarët dhe stafin. Jemi vendosur në një pozicion të mirë për fazën e dytë dhe tani do mbushim bateritë e do përgatitemi intensivisht në fazën përgatitore për të sjellë sa më shumë fitore dhe trofe në Munchen”, ka thënë Flick.
/Epoka e re/