Flick, vetëm tri ndeshje larg për të shkruar historinë te Barcelona

24 shtator 2024 | 16:40

Barcelona ka fituar gjashtë ndeshjet e para të kampionatit spanjoll, nisja më e mirë në shtatë vitet e para. Aktualisht, trajneri Hansi Flick ka nisjen e tretë më të mirë në historinë e klubit.

Rekordi i katalanasve kanë qenë tetë fitoret radhazi me trajnerin Tata Martino në sezonin 2013/2014. Nisja e dytë më e mirë ndodhi me trajnerin Ernesto Valverde në sezonin 2017/2018 me shtatë fitore radhazi.

Flick momentalisht ka gjashtë fitore radhazi dhe ndeshja e radhës do të jetë kundër Getafes. Kalendari e favorizon trajnerin gjerman, sepse nuk ka rivalë të vështirë në javët e ardhshme.

Me pak fjalë, Barcelonës i duhen edhe tri fitore për të vendosur një rekord historik. Aktualisht, Barcelona kryeson kampionatin me katër pikë më shumë Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhium ka pritur të martën në…