
Flick: Yamal është i jashtëzakonshëm
16 shtator 2024
| 12:46
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e ka lavdëruar yllin Lamine Yamal, protagonistit absolut në fitoren e Barcelonës ndaj Gironës (1-4).
“Jam shumë i lumtur për dy golat e tij. Lamine është shumë i ri, por ai është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, për më tepër në një moshë kaq të re. Ai është i rëndësishëm për ne, jo vetëm për klasin që ka, por ndihmon shumë ekipin duke ushtruar presion”, ka deklaruar Flick.