![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Capture-123.jpg)
Flicku e konfirmon: Szczesny, portieri ynë kryesor
05 shkurt 2025
| 17:47
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka konfirmuar që tash e tutje Wojciech Szczesny është portieri kryesor i Barcelonës.
Polaku erdhi si zgjedhje emergjente dhe u kthye nga pensionimi pas lëndimit të Marc Ander ter Stegenit.
“Szczesny është portieri ynë i parë tani, është e konfirmuar”, ka thënë Flicku.
“Nuk ka të bëjë a Inaki apo Szczesny, por ka të bëjë me ekipin, dhe ne gjithmonë kemi marrë vendime që janë në interesin më të mirë të ekipit, dhe kjo është qasja që dua ta ndjek”.