FLIJIMI I JASHARËVE, MOBILIZOI KOMBIN NË LUFTËN ÇLIRIMTARE
Nga Jakup Krasniqi
Në shenjë përkujtimi për Epopenë e Jasharëve, në vigjilje të 21-vjetorit
Në luftën e Prekazit u vranë 58 (62) shqiptarë, fëmijë, gra, pleq e të rinj dhe kjo qe një humbje e madhe për tërë kombin, e sidomos për Drenicën e Jasharët. Marsi Muaj i Lavdisë së Madhe dhe njëkohësisht i Dhimbjes së Madhe,çdo vit na sjell kujtimin e rezonimin se ku ishim, ku jemi e ku duhet të ishim dhe pse nuk jemi aty ku aspironin brezat e shumtë shqiptarësh?
Në Marsin e vitit 1998 armiku kishte bërë hesapet e tija se duhej të sulmoheshin Jasharët dhe Komandantin Legjendar – Adem Jashari, me të gjitha mjetet policore e ushtarake, forca të shumta të specializuara për të eliminuar një familje dhe pasta frika do të ishte ajo që do t’i jepte rrugën e ikjes njëpopulli shqiptarë të Kosovës. Por koha tregoi se armikut tëegër e gjakatar llogarit i dolën të gabuara, sepse radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas atij luftimi të përmasave të padëgjuara deri atëherë, prodhoi efekte krejt të kundërta. Prodhoj efekte mobilizimi e masivizimi të shqiptarëve për luftën çlirimtare. Qëndresa e Jasharëve bëri që Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i shtoheshin në mënyrë marramendëseluftëtarët e Lirisë. Populli, e sidomos rinia shqiptare, po bindej gjithnjë e më tepër se nderi e dinjiteti i kombit e i Atdheut do të mbrohej vetëm me luftën e armatosur, ashtu si kishin luftuar me guxim e vendosmëri Jasharët legjendar. Populli u bind se liria e çlirimi nuk do të vinin me përulje, me pritje e nënshtrim apo duke pritur dhuratë lirinë nga të tjerët a duke u bazuar në mëshirën e armikut shekullor.
Pas luftimit në Likoshan dhe luftës epike të Jasharëve në Prekazin e Poshtëm, Lufta Çlirimtare e Kosovës veç kishte filluar dhe më nuk kishte më kthim prapa. Pushka e lirisë se Adem Legjendarit e jo frika e nënshtrimi, kishte qenë ato që gjithherë e kishte mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kombit e të atdheut. As tani s´mund të pritej diçka tjetër. Vrasja e Komandantit Legjendar, sakrifica kolektive e tre brezave të Jasharëve, Shaban Jashari, Adem dhe Kushtrim Jashari, ishin: gjyshi, Shabani me të birin, Ademin dhe nipin, Kushtrimin, pra ishin tre breza njëherësh që ranë me pushkë në dorë për Kosovën e Lirë, për çlirimin e bashkimin e shqiptarëve.
Kjo ngjarje nuk kishte si mos të hapte një epokë të re në historinë më të re të Kosovës, të lavdisë, të tragjedisë e të madhështisë në historinë tonë më të re. Kjo luftë e madhe, ky heroizëm e flijim i madh biblik, është vepra më madhështore, luftë që i bënë Jasharët të hyjnë përjetësisht në Historinë e Kombit Shqiptar e pse jo edhe në analet e historisë së përbotshme, me një heroizëm të jashtëzakonshëm. Madhështinë e kësaj lufte e tregon më se miri flijimi i Madh i Jasharëve legjendarë për Atdheun e Lirë.
Ky flijim, në çdo përmasë të tij i kalon të gjitha flijimet tjera biblike në shkallë botërore, një rast i tillë nuk haset askund në historinë e luftërave çlirimtare.
Të gjithë dëshmorët që ranë me pushkë në dorë e këngë në gojë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998, janë përmendore në vetenë historinë tonë më të re, edhe më përmendore materiale të cilës do përmasë është tepër vështirë të pasqyrohej në përmasa reale lavdia e atyre burrave, e grave dhe e të rinjve. Ato rënie, janë, rruga dhe Drita udhërrëfyese e secilit shqiptar të Kosovës që më pastaj i orientojë ata (shqiptarët) që krejt vullnetarisht të merrnin vendimin e tyre për tu bërë ushtarë lirie në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të luftuar pa hezituar për Lirinë dhe çlirimin e Atdheut.
Armiku pas sulmit të përmasave të gjera kishte pritur se, me luftën e përmasave të mëdha mbi familjen Jashari, jo vetëm që do të shuante familjen Jashari, por do të mbillte frikën në çdo familje e njeri në Drenicë e në Kosovë, se do të përhapte tmerrin mbi gjithë shqiptarët që jetonin në trojet e pushtuara nga Federata Jugosllave dhe pas këtij tmerri, shqiptarët do të shukateshin e strukeshin dhe Kosova ngadalë por sigurt do të zbrazej nga shqiptarët që pastaj t’i hapej rruga e kolonizimit të ri serb në Kosovë. Ky edhe ishte plani e platforma e përgatitur politike e Serbisë, për ta bërë Kosovën “zemër e djep” serb me luftë, krime e gjenocid mbi shqiptarët. Por, koha tregoi se armiku “hesapet i kishte bërë pa hanxhiun”.
Shqiptarët jo vetëm që nuk u tmerruan nga frika e përmasave të artilerisë serbe, por, përkundrazi, 5, 6 e 7 marsi i vitit 1998, bëri që shqiptarët, ta mundnin frikën dhe të mobilizoheshin më shumë se kurrë më parë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me të drejt shumë kush e quan, Ushtri Çlirimtare të Adem Jasharit. Në fakt, 5, 6 e 7 marsi ia hapi të gjitha rrugët formimit, konsolidimit, organizimit e të shndërrimit të Grupeve të armatosura e mëpas Njësiteve të UCK-së, në Ushtri Vullnetare Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka asnjë dyshin, Ushtria Çlirimtare që krijesa më sublime e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve të Kosovës për liri, për çlirim e bashkim kombëtar. Ajo, Ushtria Çlirimtare e Kosovës padyshim që edhe krijesë e hapësirave të tjera të shqiptarëve në përgjithësi e trevave të robëruara në veçanti.
Shembulli i flijimit të Jasharëve u bë burim i pashtershëmfrymëzimi, mobilizimi e masivizimi për çlirim e bashkim kombëtar kudo ku jetonin shqiptarët. Lufta nisi për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve, por për shkak te konjukturave politike të të mëdhenjve ajo përfundoj me lirinë e Pavarësinë e Kosovës e cila fillimisht ishte një pavarësi e mbikëqyrur. Ky ishte kompromisi i madh i shqiptarëve dhe përtej tij as që duhet të mendoj ndokush që të shkohet. E më se paku ketë guxojnë ta bëjnë përfaqësuesit e popullit që pushtetin e kanë marr nga ai.