![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/Untitled-design-43-1.jpg)
Flitet që Fifi ka telefon mobil brenda shtëpisë së Big Brother, kjo është e vërteta
19 nëntor 2021
| 12:15
Një video e publikuar në rrjete sociale ka ngjallur reagime të shumta tek ndjekësit e Big Brother VIP.
Video ka në qendër Fifin, e cila mban në dorë një makinë llogaritëse, e që shumë e kanë komentuar se është një telefon mobil brenda shtëpisë më të famshme shqiptare.
Ka qenë blogeri Olti Curri ai i cili ka publikuar videon e këtij momenti, derisa ka thënë se aty nuk ka telefona.
“Nuk ka telefona aty brenda, jam i bindur për këtë gjë. Është makinë llogaritëse po e bën buxhetin”, ka shkruar Curri.
Në fakt e vërteta qëndron se ajo është një makinë llogaritëse të cilën banorët e përdorin për të bërë buxhetin javor.