Flor Mumajesi tregon se kush ia prishi planet për martesë

20 prill 2020 | 13:19

Flor Mumajesi, i ftuar në “E diela Shqiptarë”, së bashku me grupin e tij “Three Dots” ka treguar se koronavirusi i paska prishur planet për martesë, duke shtuar se e kishte pasur në plan për këtë vit.

“E kisha bërë në plan që këtë vit të martohesha, por s’më eci”,– është shprehur këngëtari Flor Mumajesi, në një bisedë me moderatorin Ardit Gjebrea.

Por, kjo deklaratë u shoqërua dhe me nota humori, duke lënë të kuptohet që nuk ishte dhe aq serioze.

Prej kohësh këngëtari Flor Mumajesi përflitet të jetë në një lidhje me moderatoren me origjinë nga Kosova, Liberta Spahiu. Çifti nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht romancën e tyre, dhe çdo gjë mbetet e dyshimtë. Se kush është vërtetë vajza që i ka rrëmbyer zemrën Flor Mumajesit ende nuk e dimë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë…