
Flora Brovina: Adem Grabovci më ka kërkuar falje disa herë
06 prill 2018
| 22:03
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka thënë se e vlerëson kërkim-faljen e ish-deputetit të kësaj partie, Adem Grabovci dhe tregoi se deri tash ka marrë disa herë kërkim-falje nga ish-kolegu i saj.
“E kam pritur që këtë do ta bëjë një ditë zotëri Grabovci. Më vjen mirë që e ka bërë këtë edhe publikisht. E vlerësoj shumë, edhe pse kur kanë dalë përgjimet jam ndier e ofenduar. Privatisht më ka kërkuar falje disa herë dhe me ka thënë se është ndier keq. Por, edhe atëherë e edhe tani e mendoj se Adem Grabovci se ka bërë këtë më qëllim”, ka thënë Flora Brovina për “Express”.