Flora Brovina fotografinë e njëjtë e kishte prezantuar edhe në vitin 2012

17 maj 2019 | 23:21

Ishte dhjetori i 2012-s.

Në njërin nga lokalet e Prishtinës po diskutohej për viktimat e dhunës seksuale të luftës.

Për këtë temë po fliste humanistja dhe deputetja Flora Brovina.

“Unë do të jua tregojë fotografinë, dmth njerëzit janë detyruar ta shohin bijën e tyre duke e dhunuar. Kjo fotografi mbetët shenjë. Kjo grua është gjallë dhe po kërkon diçka nga ne”, kishte thënë Brovina më 2012, raporton Klan Kosova.

Shtatë vjet më pas, dje, Brovina e nxori sërish në pah këtë fotografi dhe atë para plot gazetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi mori dhenë dhe pati fillimisht shumë reagime pro e kundër veprimit të deputetes e cila krejt jetën ia kushtoi mbledhjes së fakteve dhe çështjes kombëtare.

Por fotografia që preku emocionalisht shumë njerëz, më vonë u kontestua.

Duket se ajo nuk është bërë në Kosovë dhe si i përket skenave të filmave me përmbajte për të rritur.

Brovina, ndonëse mbrëmë insistoi në origjinalitetin e fotografisë, sot gjatë ditës pas intervistës që dha në Prokurori kërkoi falje dhe tha se mund të jetë mashtruar më 2003 kur dikush ia dha këtë “dëshmi”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Shoqatës së Trajnerëve të Federatës së Hendbollit…