![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/87E8FE72-BB57-405F-95AB-EF19EDFF5C6C.png)
Flora Brovina promovon tre librat e saj më të ri
20 prill 2022
| 21:24
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka promovuar librat e saj para një audience në sallën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
“Përflakje e stuhi”, “Florë motër Doruntinë” dhe romani “Udhëkryqi” janë botimet e reja që kanë për autore, Flora Brovinën.
Të tre librat, poetja i promovoi të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare.
Botuesit sollën fjalë të mira për ish-deputeten nga kritikët, derisa Brovina tha se nga pensionimi ka gjetur kohë më shumë për t’u marrë me pasionin e saj.