Flora Brovina rrëfen para nxënësve të Prishtinës tregimin për UÇK-në
Në të gjitha shkollat e Prishtinës, ora e parë mësimor i është dedikuar “Epopesë së UÇK”-së.
Në shkollën “Ismail Qemali” ka rrëfyer para nxënësve historinë e saj për UÇK-në, ish-deputetja e PDK-së, Flora Brovina.
Lajmin e ka bërë me dije nënkryetarja e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.
Ajo ka thënë se tregimi ishte i “jashtëzakonshëm”.
“Tregim i jashtëzakonshëm i heroinës, Flora Brovina për UÇK-në për nxënësit e shkollës Ismail Qemali. Në vazhdimësi të ligjëratave për atdhedashuri në shkollat fillore të Kryeqytetit, sot pata nderin të përjetoj emocionet më të veçanta nga tregimi personal i doktoreshës së luftës, ikonës së shërbimit ndaj vendit, zonjës Flora Brovina. Pyetjet e fëmijëve ishin fantastike. Shumë krenare me ta! Si udhëheqje e Kryeqytetit dhe bashkë me Besianën, e kemi për detyrë të mësojmë gjeneratat e reja për sakrificën e atdhedashurinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dashnia e tyre për vendin na inspiron edhe neve që të jemi më të mirët në punën tonë”, ka thënë Sahatçiu në “Facebook”.
.