Florent Avdyli përforcon Prishtinën

03 gusht 2021 | 15:28

FC Prishtina është përforcuar me futbollistin Florent Avdyli, i cili ka bërë karrierë të suksesshme në Shqipëri.

Mesfushori që ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase si junior, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare. Avdyli ka qenë pjesë e SHF Kurda, KEK-ut, Ramiz Sadikut, Hajvalisë, Feronikelit, Trepçës, Lirisë dhe Teutës.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina pa ndërhyrje:  

Mirë se vjen Florent ?

Avdyli rikthehet nga Shqipëria në futbollin tonë, gjithashtu edhe tek Prishtina, pas përvojës së mëhershme dy vjeçare si junior i skuadrës tonë.

Prishtinë, 03.08.2021 – ✍? Florent Avdyli (10.07.1993), njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar të Kategorisë Superiore, ka nënshkruar me klubin e futbollit Prishtina për tre vitet e ardhshme. Futbollist i cili ka kaluar nëpër disa klube. SHF Kurda nga moshat e reja (2003-2009), Prishtina U19 (2009-2011), KEK-u (2011-2012), Ramiz Sadiku 6 muaj (2012) dhe Hajvalia (2012-2013) Feronikeli 6 muaj (2013), Trepça (2013-2015), Liria (2017-2018), Teuta (2018-2021).

“Ta veshësh fanellën e Prishtinës, është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Të luash nën logon e skuadrës e cila është më e trofeshmja në histori të futbollit kosovar, është një ëndërr e realizuar. Duke u rritur në rrugët e këtij qyteti, jam rritur me ‘Plisat’ dhe me dashurinë e qytetarëve të këtij vendi për futbollin dhe sportin në përgjethesi. Dashuria për këtë qytet, klubin e tifozët, më bënë të mos e mendoj dy herë zgjedhjen që ta vazhdojë karrierën tek Prishtina, kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por me angazhim, vullnet e duke qenë të bashkuar, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kjo me synimin, që t’i vazhdojmë sukseset aty ku i lanë në edicionin e kaluar” ka thënë Florent Avdyli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Gianluigi Buffon nuk është më në kohërat e tij…