![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/florent-hasani.png)
Florent Hasani kushton 400 mijë euro
Florent Hasani është në qendër të merkatos. Sulmuesi kryesor i Tiranës, i cili këtë kampionat ka shënuar 16 herë në mes të Superiores, Superkupës dhe Kupës së Shqipërisë, në fund të sezonit mund të largohet nga bardheblutë. Kartoni i lojtarit vlerësohet 400 mijë euro.
Ai është futbollisti më i shtrenjtë i Tiranës. Po kështu, këtë kampionat, veç 14 golave, Hasani, që është 25 vjeç, në 33 takime në kampionat ka dhënë 5 asistime si dhe ka qenë në fushën e lojës 2586 minuta. Janë disa skuadra që kanë dëshirë t’i marrin shërbimet e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës.
Mësohet se për futbollistin interesohen skuadra nga Turqia dhe Azerbajxhani. Lojtari është lider i bardhebluve këtë sezon. Ai la Hungarinë për Shqipërinë, por duket se shumë shpejt, ndoshta pas Evropës, do të prekë një aventurë evropiane.