Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit: Sporti i skuadrës funksionon kur të gjithë ndjekin rregullat e përbashkëta
Pas ngjarjeve të fundit në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll ka reaguar futbollisti i përfshirë Florent Muslija, i cili ka kërkuar falje dhe ka garantuar se daljet pa leje nuk do të përsëritën.
“Aktualisht ka shumë lajme rreth meje dhe një incidenti në kombëtare. Disa pretendime janë të vërteta, disa të tjera jo”, ka shkruar Muslija në Instastory.
“Para së gjithash: Kam bërë një gabim për të cilin, natyrisht marr përgjegjësinë. Dy ditë para ndeshjes së Nations League kundër Qipros, kam lënë hotelin e ekipit pa leje”.
“Megjithatë, nuk kam dalë për të festuar deri vonë në një klub – por për të shkuar për darkë. Thjeshtë me dalë pak jashtë”.
“Pa dyshim: Kjo nuk ishte ideja më e mirë dhe më e zgjuar e jetës sime. Sepse sporti i skuadrës funksionon vetëm kur të gjithë ndjekin rregullat e përbashkëta”.
“Unë nuk e kam bërë këtë dhe për këtë kam kërkuar falje, tek trajneri dhe sigurisht edhe tek bashkëlojtarët e mi”.
“Diçka e tillë nuk duhej të ndodhë. Dhe kush më njeh, e di që diçka e tillë nuk do të ndodhë më”, përfundon shkrimi i lojtarit që përfaqëson Kosovën.