Florent Muslijaj i bashkohet Kosovës

08 gusht 2019 | 12:59

Pas Florent Muslijajt një tjetër talent i skuadrës gjermane, Hannover 96 ka vendosur t’i bashkohet ekipeve përfaqësuese të Kosovës. Bëhet fjalë për talentin e madh Valdrin Mustafa.

“Në emër të KE të FFK-së dhe stafit të ekipeve përfaqësuese, falënderoj ambasadorin Beq Cufaj dhe stafin e ambasadës në Berlin, Fekmi Kongjelin e Besim Zenelin, si dhe futbollistin Valdrin Mustafa që pas bisedimeve të përbashkëta dhe insistimit të këtyre njerëzve dhe FFK-së vendosi që tash e tutje ta bartë fanellën e ‘Dardanëve’. Mbi të gjitha vlerësoj dëshirën e Valdrinit për të qenë kontribuues për vendin e rrënjëve të tij, për familjen dhe popullin e tij.  Po ashtu, një falënderim i veçantë edhe për familjen e këtij futbollisti që e ka rritur atë në frymën patriotike”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka reaguar ndaj një…