Florentina Osmani emërohet drejtoresh e Drejtorisë së Inspeksionit në Podujevë
18 tetor 2022
| 10:43
Me vendim të kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është emëruar Florentina Osmani drejtoresh e Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Podujevës.
Florentina Osmani ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik, poashtu edhe studimet e nivelit master ka përfunduar në Fakultetin Juridik në drejtimin Kushtetues.
Ka punuar për disa vite me projekt të Institutit të Kosovës për Drejtësi në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Dega në Podujevë.
Pas emërimit të Osmanit në krye të këtij dikasteri, kryetari Bulliqi i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj.