
Florenzi kërkon të largohet nga Roma
13 nëntor 2019
| 12:08
Mbrojtësi Alessandro Florenzi pritet të largohet nga skuadra e Romës pasi nuk është i kënaqur me minutat e hapësirës së lojës në këtë edicion. Lajmi është bërë me dije nga “Gazzetta dello Sport”.
Florenzi ka kërkuar largimin nga “Olimpico” gjatë afatit kalimtar të janarit dhe interesim për shërbimet e tij tashmë kanë shprehur Interi, Fiorentina, Sampdoria dhe Cagliari.