Floret Tahiraj është zgjedhur sekretar në Postën e Kosovës (Dokument)
Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës, ka zgjedhur në pozitën e sekretarit të Postës së Kosovës Floret Tahirajn. Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën “Epoka e re”, një burim brenda Postës së Kosovës. Po ashtu, i njëjti burim ka bërë të ditur se në pozitën e auditorit të brendshëm është zgjedhur Mjellma Vokshi.
“Epoka e re” ka siguruar vendimin për emërimin e Floret Tahirajt në këtë pozitë.
“I lartcekuri si në pikën 1 të këtij vendimi, detyrat dhe përgjegjësitë e tij do t’i kryej në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm për Ndërmarrjet Publike, Kodin e Etikës dhe Qeverisjen Koroporative, Statutin e Postës së Kosovës dhe Rregulloreve të aplikueshme në ndërmarrje”, thuhet në vendimin e siguruar nga “Epoka e re”.
Një burim brenda Postës së Kosovës i ka thënë “Epokës së re” se për ta përcjellë procesin e përzgjedhjes së sekretarit të Postës së Kosovës ka pasur edhe monitorues. “Ne kemi qenë transparentë në këtë përzgjedhje dhe i kemi ftuar edhe një medie e cila thirrët në cilësinë e monitorueses”, ka deklaruar ky burim.
(Epoka e re/ Albulena S.MAVRAJ)