Flori Mumajesi gati t’i rikthehet muzikës?! Ja detaji që ngriti dyshimet…

01 gusht 2024 | 11:27

Kaq i ka mjaftuar fansave të shpresojnë te një rikthim i bujshëm i tij në tregun artistik të muzikës shqiptare.

Artisti i njohur, Flori Mumajesi, prej kohësh është “zhdukur” nga muzika dhe rrjetet sociale, me fansat që kanë qenë në pritje të një shenje nga këngëtari. Me sa duket, ajo shenjë ka ardhur, me artistin dhe kantautorin që duket se ka dhënë një detaj të vogël, që dyshohet se ka të bëjë me një rikthim në muzikë.

Në faqen e tij zyrtare në Instagram, Flori Mumajesi ka ndryshuar foton e tij të profilit, ku ka vendosur vetëm një shkrim të shkurtër që thotë:

“Pak Flor”

Kaq i ka mjaftuar fansave të shpresojnë te një rikthim i bujshëm i tij në tregun artistik të muzikës shqiptare.

Rikujtojmë gjithashtu se këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është përfolur gjithmonë për një marrëdhënie mjaft të mirë me artistin e dashur të publikut shqiptar, Flori Mumajesi.

Këngëtarja është shprehur se i vjen keq që Mumajesi nuk ka prodhuar muzikë të re dhe gjithashtu shprehet se nëse ai i rikthehet muzikës, të gjithë artistët e tjerë, duhet t’i ulen në gjunjë. Ndërsa sa i përket marrdhënënies së saj me kantautorin, Fifi është shprehur se ka rreth një vit që i shkruan por nuk ka marrë kurrë një përgjigje nga ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i një kompanie private e ka raportuar në Polici…